NBA ka dhuruar një tjetër natë spektakli. Nuk mund të mungonte mjekroshi James Harden i Houston me 44 pikët e tij, duke i dhuruar fitoren 107-100 në parketin e Memphis.
Harden vijon të thyejë rekorde, teksa parakalon legjendën Iverson, duke u bërë i pesti në historinë e NBA që shënon 40 pikë e më shumë.
Një sukses i rëndësishëm për Houston, ku nuk u ndje mungesa e Rusell Westbrook. Vendasit luajtën mirë, 6 basketbollistë shënuan numër të dyfishtë pikësh, por nuk shmangën dot humbjen.
Një paraqitje shumë të mirë bëri edhe greku Giannis Antetokounmpo, i cili udhëhoqi Milwaukee Bucks në fitoren e thellë 106-134 në fushën e Minnesota-s, duke shënuar 34 pikë dhe rikuperuar 15 topa.
Ndërsa Phoenix Suns konfirmuan formën e mirë në këtë fillim sezoni, duke poshtur Philadelphia-n 114-109. Ylli i mbrëmjes ishte Booker me 40 pikë. Golden State, me gjithë problemet e mëdha që kanë me dëmtimet, arritën të fitonin 127-118 përballë Portland.
Heroi i skuadrës nga San Francisco rezultoi Eric Paschall, që me 34 pikë dhe 13 “rebound” bëri të mos ndiheshin mungesat e Curry, Thompson, Russell dhe Green.