MENU
klinika

Basketbolli amerikan

Momentet më të mira të NBA në sezonin e fundit (Video)

11.08.2018 - 15:44

Sezoni i ri i NBA-së do të nisë më 16 tetor dhe ndeshja që do të çelë kampionatin më të bukur në botë të basketbollit do të jetë ajo mes dy ekipeve të Konferencës së Lindjes, Boston dhe Philadelphia.

Po atë ditë do të luhet edhe sfida mes dy prej ekipeve më të mira në Perëndim, Golden State dhe Oklahoma.

LeBron James do të debutojë me fanellën e Lakers dy ditë më vonë, më 18 tetor, në fushën e Portland, ndërsa për herë të parë në Los Anxhelos do të luajë ndaj Houston-it të James Harden, më 20 tetor.

Por sfida “big” dhe që të gjithë presin, ajo mes Golden State dhe Lakers do të luhet më 25 nëntor, ditën e Krishtlindjeve, ku përballë do të jenë LeBron dhe Curry.

Gjithsesi, më poshtë do të keni mundësinë të ndiqni një video me momentet më të bukura në NBA në sezonin e fundit, me aksione fantastike, kosha të mrekullueshëm në limitet e kohës, etj…