MENU
klinika

Çfarë është dhe pse ndodh

Ju duket sikur e keni përjetuar edhe më parë një situatë të caktuar?

13.11.2019 - 19:55

Shpesh na ndodh që një situatë e caktuar të na duket sikur ka ndodhur edhe më parë.

Ky është një fenomen i zakonshëm që njihet me emrin ‘Déjà Vu’. Ky fenomen shfaqet te rreth 70 për qind e popullsisë së përgjithshme, më shumë te njerëzit që fantazojnë apo që udhëtojnë më shpesh, si dhe tek ata që po kalojnë periudha stresuese ose janë të lodhur.

Déjà Vu-ja ndodh për shkak të mënyrës me të cilën truri depoziton informacionin në kujtesën afatgjatë dhe në atë afatshkurtër. Kjo ndodh kur informacioni të cilin truri ynë e grumbullon nga ambienti skalitet në kujtesën afatgjatë, në vend të asaj afatshkurtër. Në këtë mënyrë, informacionin nga kujtesa afatshkurtër, truri e lidh me atë të kujtesës afatgjatë dhe kështu krijohet Déjà Vu-ja.

Po ashtu, Déjà Vu-ja lidhet edhe me situatat e imagjinuara më parë. Nëse para gjumit imagjinon skenarë të ndryshëm, nëse më vonë ndodhin realisht situata të tilla ose të ngjashme, truri këtë e shënon si të njohur.

Të pasura me lëndë të shumta ushqyese

Përfitimet që merrni nga konsumi i farave Chia

Shkaqet e shfaqjes dhe produktet që duhet të konsumoni

Njollat e bardha në lëkurë, shenjë e mungesës së vitaminave në organizëm!

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj