MENU
klinika

Motoçiklizëm

Kampioni i botës tërhiqet nga Moto GP

14.11.2019 - 16:22

Një pilot mjaft i zoti largohet nga garat e motoçiklizmit. Piloti spanjoll Jorge Lorenzo, 3 tituj kampionë bote në Moto GP (2010, 2012 dhe 2015) ka deklaruar sot se do të tërhiqet nga ky sport në fund të këtij sezoni.

Nga Valencia, ku ditën e diel zhvillohet gara e fundit sezonale, 32-vjeçari që garon me Honda ka vendosur të ndalet. “Jam i kënaqur dhe krenar për karrierën time, për gjithçka që kam arritur deri më tani”,- u shpreh Lorenzo, që ka fituar edhe dy tituj kampionë në Moto 2 (2006 dhe 2007) para se të shkonte në Moto GP.

Gjithnjë kam thënë se një pilot ka disa ditë të rëndësishme në karrierën e tij: Kur bën garën e parë, kur arrin toren e parë, kur fiton titullin e parë dhe në fund kur tërhiqesh nga sporti”, – tha Jorge Lorenzo në konferencën për shtyp.