MENU
klinika

Kërkohen 4 fëmijë

Kërkimet për familjen Lala/ “Shpresojmë t’i gjejmë gjallë”

27.11.2019 - 13:49

Ekipet e kërkimit janë ende në kërkim të 6 anëtarëve të familjes Lala të mbetur të bllokuar nën rrënojat e vilës katër katëshe në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Mes të anëtarëve të familjes në rrënoja janë 4 fëmijë dhe një grua që mendohet se është nëna e tyre.

Në kërkim:

-Ilir Lala, i paralizuar;

-Marjeta Lala;

-dhe katër fëmijët e saj: Dinois, Dionisa dhe Emiljo dhe Gisa Lala.

Ndërsa mesditën e së martës (26 nëntor) u nxorr i gjallë nga rrënojat një fëmijë i kësaj familje, 16-vjeçari Ram Lala.

Ndërsa nga rrënojat janë nxjerrë 3 të vdekur, anëtarë të kësaj familje.

Vila është banesa e 3 vëllezërve Lala.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


2400 efektivë kërkim nën rrënoja

Nxirren 3 të pajetë në Thumanë

Zhvillimet e fundit minutë pas minute

33 të vdekur/ Orët kalojnë – bilanci rëndohet