Komisioneri për Ndihmat Humanitare dhe Emergjencat, Christos Stylianides, ka zhvilluar një bisede telefonike me Kreun e Shtetit, Ilir Meta.
Gjatë bisedës telefonike, Komisioneri Stylianides ka pohuar se do të angazhojë sa më parë ndihmat humanitare për Shqipërinë, kjo në bazë të kërkesave të autoriteteve shqiptare.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta zhvilloi një bisede telefonike me Komisionerin per Ndihmat Humanitare dhe Emergjencat, Christos Stylianides.
Komisioneri Stylianides i shprehu Presidentit Meta ngushellimet si dhe angazhimin e tij dhe te Komisionit Europian per te aktivizuar sa me shpejt ndihmat humanitare per Shqiperine ne baze te kerkesave specifike te autoriteteve shqiptare”, bën me dije Presidenca.