Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listën e lojtarëve, që do të ketë “nën armë” për dy kualikueset e fundit të “Euro 2020”.
Fjala është për sfidat tejet të rëndësishme të “Dardanëve” ndaj Republikës Çeke, në fushën e kësaj të fundit, dhe pastaj me Anglinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Respektivisht, këto dy ndeshje do të luhen më 14 dhe 17 nëntor.
Nëse e hulumtojmë listën, konstatojmë se është rikthyer në përfaqësuese Besar Halimi, që së fundi ishte i skualikuar për shkak të kartonëve. Bernard Berisha nuk është thirrur për shkak të lëndimit. Për arsye të njëjtë mungon edhe mbrojtësi Mirlind Kryeziu.
Njëri nga mesfushorët më të mirë të Kosovës, Herolind Shala, është grumbulluar, por nuk do të jetë i gatshëm të luajë, sepse është i lënduar. Megjithatë, Shala ka marrë leje speciale nga klubi për t’iu qëndruar afër shokëve të kombëtares në dy sdat e rëndësishme, që mund të vlejnë edhe kualikimin.
Kosova vazhdon të vuajë mungesat afatgjata të Arbër Zenelit dhe Hekuran Kryeziut, dy lojtarë të rëndësishëm, që kanë këputur ligamentet dhe vijojnë riaftësimin.