Muajin e kaluar, moderatorja Einxhel Shkira u largua nga rubrika e saj e “Beauty” në “E diell”.
Ajo tregoi se po largohej pasi nuk ndihej vetvetja dhe nuk mund të përfshihej plotësisht në prezantimin e kësaj rubrike.
Në deklaratën e saj, prezantuesja tregoi që ndërkohë po shqyrtonte projekte të reja, të cilët do i përshtateshin me karakterin e saj.
“E çuditshme sa shpejt përhapet lajmi. Unë kam patur oferta ende pa finalizuar largimin tim nga ‘E diell’, por për momentin, po marr pak pushim dhe po i shqyrtoj gjërat ashtu siç nuk më karakterizon, me qetësi”, tregoi ajo.
Epo tani duket se Einxhel e ka bërë zgjedhjen e saj dhe së shpejti do e shohim në një emision sportiv.
“ABC News” ka njoftuar se Einxhel do t’i bashkohet Gerti Çarçanit në emisionin “Pressing”, çdo të hënë dhe të enjte, në orën 22:00.
“Duke folur për gjithçka që është emocionuese në fushën e blertë, por edhe jashtë saj,” thotë Einxhel në video.