MENU
klinika

NBA

Lakers vijojnë marshimin, “ngjallen” Warriors

20.11.2019 - 11:52

Los Angeles Lakers duket se nuk ka rivalë, të paktën në sezonin e rregullt në Konferencën e Perëndimit. Kalifornianët vijojnë paraqitjet e mira, teksa sot mundën 112-107 Oklahomën.

Ndeshje e dominuar nga Lakers, që kishte një epërsi të vogël gjatë gjithë kohës, duke e merituar fitoren. Davis ishte shënuesi më i mirë, me 34 pikë, por një paraqitje të shkëlqyer bëri sërish LeBron James, që realizoi një “triple double”, me 25 pikë, 11 rebound e 10 asist.

Ndërkohë, “ngjallet” Golden State, që mposhti 114-95 Memphis jashtë fushe. Miqtë e dominuan ndeshjen, me Burks që realizoi 29 pikë. Fiton edhe skuadra e Neë Orleans, që falë 22 pikëve të Holiday dhe 21 të Ingram mundi 115-104 Portland.

Ndërsa ekipi i Sacramento triumfoi 120-116 ndaj Phoenix, me Bogdanovic që shkëlqeu në fushë, autor i 31 pikëve. Një sukses që erdhi vetëm në fundin e takimit.