MENU
klinika

Kandidati për stolin bavarez

Larguan Heynckes, Bayern kërkon “plak” tjetër

06.11.2019 - 16:54

Bayern Munchen nuk po nxitohet për emrin e ri që do të zëvendësojë Niko Kovaç, por Arsene Wenger është një hap larg.

Trajneri francez është një kandidatët më potencialë për të marrë drejtimin e gjigantëve të Gjermanisë. Klubi bavarez mori përgjigje negative nga tre trajnerë, pikërisht nga italiani Massimiliano Allegri, holandezi Erik Ten Hag dhe madje edhe nga gjermani Tomas Tuchel.

wenger mourinho

Tashmë në vëmendje është Arsene Wenger. Trajneri që drejtoi për 22 vjet Arsenalin, pranon se i mungon stërvitja dhe po e sheh me interes vendin e lirë të lërë nga Niko Kovaç në Allianz Arena.

Drejtuesit e Bayernit ka të ngjarë të marrin Wenger-in deri në verë, më pas të zgjidhet një trajner më afatgjatë. Bayern Munchen ka vepruar kështu edhe kur riktheu Jupp Heynckes në vitin 2017.

wenger mourinho
wenger mourinho

Me pak fjalë, kampionët e Gjermanisë duan një trajner provizor me eksperiencë, por me objektiva maksimalë, ndërsa për vazhdimësinë kërkojnë një trajner të ri që të çojë përpara filozofinë e klubit më të titulluar në Bundesliga.

Për momentin, ish-ndihmësi i Kovaç, Hans Flick do të jetë nën kontrollin e skuadrës së parë. Flik e nis sonte punën e tij në krye të Bayern-it, duke drejtuar ekipin ndaj Olympiacos në Champions League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN