NBA ka protagonistë dhe pretendentë të tjerë këtë sezon. Los Angeles Lakers është rikthyer fuqishëm këtë sezon, me një LeBron James që po bën diferencën.
Skuadra kaliforniane fitoi 112-118 në fushën e Chicago Bulls, ku James realizoi “triple double” e radhës: 30 pikë, 11 asiste dhe 10 rikuperime në 35 minuta lojë.
Lakers e bënë diferencën në periodën e fundit me një rezultat të pjesshëm 18-38, çka u dha mundësinë të festojnë suksesin e 6-të sezonal. Lakers janë të vetmit në Konferencën e Perëndimit me vetëm një humbje në këtë fillim sezoni dhe kryesojnë të vetëm renditjen.
Vijon momenti pozitiv edhe për Boston Celtics, që siguruan fitoren e pestë radhazi, pasi iu imponuan Cleveland Cavaliers me rezultatin 119-113, falë paraqitjes mbresëlënëse të Gordon Hayëard, që barazon rekordin personal me 39 pikë të shënuara me fanellën e Celtics.
Fitore e lehtë për Denver Nuggets, që e mbyllën takimim me Miami Heat me 20 pikë diferencë, 109-89. Vjen fitorja e tretë radhazi për Charlotte Hornets, që fituan pas kohës shtesë 122-120 ndaj Indiana Pacers. Vendimtar në këtë sukses të skuadrës, që është në pronësi të Michael Jordan, Devonte Graham, autor i 35 pikëve.