MENU

NBA

“All Star Game”, fiton ekipi i LeBron James

18.02.2019 - 11:39

Yjet e NBA kanë zhvilluar spektaklin e shumëpritur në Chalortte, në sfidën e “All Star Game” në NBA, ku përballë njëri-tjetrit ishin ekipet e LeBron James dhe Giannis Antetokounmpo.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Ekipi i LeBron fitoi 178-164 (37-53, 45-42, 50-36, 46-33). Një ndeshje spektakolare mes basketbollistëve më të mirë në NBA, që konfirmuan edhe një herë se jo më kot janë përzgjedhur në këtë sfidë magjike.

Kevin Durant, me 31 pikë, u shpall MVP i këitj takimi, pasi ishte shënuesi më i mirë i skuadrës fituese. Ndërkohë që, basketbollisti që realizoi më shumë ishte Antetokounmpo, 38 pikë, por ishte pjesë e ekipit humbës.

Ndeshja nisi mirë për skuadrën e Giannis, ku luante dhe Stephen Curry (17 pikë), por në pjesën e dytë vjen rikuperimi i ekipit të LeBron, që e meritoi fitoren.

Në ekipin e LeBron (19 pikë), përveç Durant, që u zgjodh MVP, kishte më shumë basketbollistë “big”, si James Harden (12 pikë), Kyrie Irving (13 pikë) apo Kaëhi Leonard (19 pikë).

Një ndeshje spektakolare për sa i përket gjuajtjeve nga distance. Në këtë sfidë magjike morën pjesë edhe dy veteranë të NBA-së, si Dirk Nowitzki e Dwayne Wade, që në fund të sfidës u nderuan nga organizatorët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“All Star Saturday Night”

Mrekullohuni me koshat e yjeve të NBA