MENU
klinika

“All Star Saturday Night”

Mrekullohuni me koshat e yjeve të NBA

17.02.2019 - 17:57

Gjatë ndeshjeve kemi parë kosha nga më të mirët, por këto të fundit janë një garë më vete dhe natyrisht spektakli është i mrekullueshëm.

Hamidou Diallo, basketbollisti i Oklahoma City-t është mbreti i “zhytjes” së topit në kosh në NBA. Diallo ka fituar me diferencë të ngushtë 88-85 ndaj Dennis Smith (New York) në finalen e më të mirëve “All Star Saturday Night”.

Shihni se si fluturon mbi kokën e gjigantit Shaq O’Neal (2.16 m), zhyt topin në kosh dhe më tej ashtu në ajër gris bluzën ku poshtë saj kishte një logo të Superman-it.

Në garën e trepikëshit më të bukur, fitimtar ka dalë Joe Harris (Brooklyn) që ka fituar sfidën ndaj Stephen Curry-t (Golden State). Harris realizoi 26 pikë, Curry 24 ndërsa Buddy Hield u rendit i treti me 19 pikë.

Në garën e aftësive ka shkëlqyer Jayson Tatum (Boston) i cili ka mundur Trae Young (Atlanta) në raundin final.