MENU
klinika

Serie A, Java 13

Lecce i mohon fitoren Cagliarit në limite

25.11.2019 - 17:07

Duhet të ishte luajtur mbrëmë, në orën 20:45, por nga reshjet e shumta të shiut Lecce-Cagliari u shty sot për në 15:00 dhe përfundoi në barazim 2-2.

Miqtë kaluan të parët në avantazh në 30’ me penalltinë e Joao Pedro. Me kaq u mbyll pjesa e parë. Në të dytën, në 67’, vjen goli i Radja Nainggolan, që duket i rilindur.

“Ninxha” ka shënuar përsëri ditën e sotme. Mesfushori shfrytëzoi në maksimum një top të ngelur vakant në hyrje të zonës dhe shkarkoi të djaththën, duke çuar në festë ekipin nga Sardegna.

Në fund, ka tension. Së pari, Cacciatore lë Cagliarin me 10 vetë dhe vetëm një minutë më pas Lapadula ngushton në 1-2. Minuta e 85-të dhe miqtë mbesin me 9 lojtarë, ndërkohë edhe Lapadula ndëshkohet me të kuq.

Për të ardhur në minutën e parë shtesë, teksa vendasit arrijnë të barazojnë. Dy pikë të lëna për Cagliarin për nga mënyra se si shkoi takimi, ndërsa një pikë me vlerë për Leccen.