MENU
klinika

Ndeshja Shqipëri-Francë

L’Equipe vlerëson më të mirin nga kuqezinjtë

18.11.2019 - 16:29

Shqipëria iu gëzua stadiumit të ri kombëtar, por e nisi keq aty, me humbjen 2-0 ndaj Francës. Kualikuesja e fundit në grup për “Euro 2020” i fokusoi edhe një herë tjetër kuqezinjtë në pozita jo fort bindëse, për të mos thënë zhgënjyese.

Loja e tanëve la për të dëshiruar. Vlerësimin me nota të kuqezinjve tanë e kanë bërë vetë francezët, më saktë prestigjozja L’Equipe ka analizuar lojën e Shqipërisë.

Etrit Berisha ishte më i miri, i vlerësuar me notën më të lartë, 6. Paraqitje pozitive e portierit shqiptar, duke përfshirë një pritje të jashtëzakonshme të Giroud në pjesën e dytë.

Një “gardian” klasi, që bën pritje të mëdha, me karizmën e një portieri të vërtetë ndërkombëtar. Mbrojtja në total është vlerësuar me notën 5, me Hysajn, Gjimshitin, Veselin dhe Dermakun, ndërsa Lenjani ka marrë notën 4 nga francezët.

konica sportkonica sport mobile

Gjithashtu edhe Gjasula me Balajn kanë marrë notë të ulët, duke u vlerësuar me 4: Diçka më mirë ishte Bare, por gjithsesi nota 4.5 është shumë e ulët për mesfushorin shqiptar.

Më i dobëti, sipas francezëve, ishte debutuesi Kristi Qose, që është vlerësuar me notën 3.5. Jo më kot trajneri Reja e zëvendësoi në pjesën e dytë.

Ndërsa në fazën ofensive, Memushaj dhe Manaj kanë marrë notë më të lartë se të tjerët, duke u vlerësuar me 5. Pra, një ndeshje poshtë mesatares për kuqezinjtë, pavarësisht se përballë ishin kampionët e botë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN