MENU
klinika

"Mbërrijnë 60 të parët"

Llixhat e Elbasanit presin të prekurit e tërmetit

30.11.2019 - 10:32

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë në Elbasan, ku ka vizituar qytetarët e prekur nga tërmeti të strehuar në hotelet e llixhave. Basha tha se janë 60 persona që kanë ardhur nga Durrësi prej dy ditësh, ndërkohë që iu ka shprehur mirënjohje hotelierëve dhe personelit.

“Hotelet në Llixhat e Elbasanit kanë hapur dyert për familjet e goditura nga tërmeti dhe janë gati të akomodojnë qindra njerëz në nevojë. 60 të parët kanë ardhur  prej dy ditësh, kryesisht nga Durrësi.

Jam i prekur dhe thellësisht mirënjohës për zemërgjerësinë bujare dhe dhembshurinë njerëzore të hotelierëve dhe personelit të hoteleve. Kjo është Shqipëria e vërtetë e njerëzve me zemër të madhe!”, shkruan Basha.

kolana e librave

foto galeri