MENU
klinika

Stili unik i formës e përmbajtjes

Milan Kundera mes politikës, filozofisë dhe pasionit

19.11.2019 - 15:25

        Në ditët e sotme Milan Kundera është shkrimtari më i famshëm i brezit të autorëve çekë, njëherazi një ikonë e letërsisë në arenën ndërkombëtare, veprat e të cilit spikatin kryesisht për ndërthurjen e meditimeve filozofike, komenteve politike dhe humorit të zi. Milan Kundera, i lindur në Brno të Çekosllovakisë, vlerësohet gjerësisht si shkrimtari më me ndikim bashkëkohor çek. Përkundër kësaj, autori ka qenë i privuar nga nënshtetësia çeke prej vitit 1979, kohë kur ia hoën, për të qenë prej vitit 1981 një nënshtetas francez. Si student në moshë të re në universitetin “Charles” në Pragë, ai pati një ndikim të madh nga rryma marksiste. Që prej asaj kohe, interesimi dhe përfshirja në Marksizëm ka vijuar të ndikojë në karrierën e tij. Kundera u bashkua me Partinë Komuniste në 1948, u dëbua në 1950 dhe iu bashkua përsëri në vitet 1965 deri në 1970, kur u dëbua përsëri. Mërgimi i tij erdhi pas botimit të romanit vlerësuar me kritika “Shakaja” (1967) dhe pushtimi sovjetik i Çekosllovakisë në vitin 1968.

Kundera, krahas shkrimtarëve të tjerë të reformës komuniste, u përfshi në “Pranverën e Pragës” 1968, që synonte liberalizimin, çka do të ndikonte më pas në veprat e tij më të mira “Lehtësia e padurueshme e qenies” (1984). Pas pushtimit, e larguan edhe nga posti i pedagogut dhe iu ndalua të botojë çfarëdolloj vepre tjetër në Çekosllovaki. Dy librat e tij: “Jeta është diku tjetër” (1969) i cila fitoi çmimin “Prix Medicis” në Francë, dhe “Festa e lamtumirës”  (1972) u botuan jashtë vendit, përpara se ai të zhvendosej në Francë në 1975./Konica.al

Me gjithë interesin e dukshëm për punët e shtetit, Kundera pohon se romanet nuk duhet të ndikohen assesi nga politika: ato duhet të mbeten autonome. Po ashtu vlen të theksojmë se eksperienca e tij në Çekosllovaki dhe qëndrimi joserioz ndaj komunizmit kanë frymëzuar pjesën dërrmuese të romaneve dhe tregimeve të tij. Të marinuar me ngjyrime politike romanet e tij marrin një natyrë filozofike, ëndërruese, ku shpesh bie në sy edhe krijimtaria e hershme si poet. Rasti tipik janë romanet e tij më të njohura dhe më të lavdëruara: “Libri i qeshjes dhe harrimit” (1978) dhe “Drita e padurueshme e qenies” (1984).

“Libri i qeshjes dhe harrimit” (1978) tregon shtatë histori të ndryshme, të lidhura me njëra-tjetrën për nga temat e zakonshme. “Është për të qeshur dhe për të harruar, për të harruar dhe për Pragën, për Pragën dhe për engjëjt”, – siç shprehet Kundera dhe nënvizon në mënyrë të përsosur mjeshtërinë e shkrimit të historive të fuqishme, me gjithë shmangien e narracioneve tradicionale lineare. Edhe në “Lehtësia e padurueshme e qenies” (1984) autori përdor stilin e tij unik dhe menjëherë të njohshëm të ndërlidhjes dhe lidhjes së historive dhe njerëzve. Sapo panë dritën e botimit, të dy këto ramane ishin mirëfilli paralajmërim i klasikëve bashkëkohorë, duke e bërë kështu Kunderën një autor të respektuar anekënd botës.

Për krijimimtarinë e tij ka fituar shumë çmime, veçanërisht çmimin “Jeruzalem”, me motivacionin: “puna e të cilit shpreh më së miri dhe promovon idenë e lirisë së individit në shoqëri”, çmim i cili thekson jo vetëm rëndësinë e veprës së Kunderës, por përfshin edhe stilin, politikën dhe në të vërtetë shumë nga personazhet e tij. Ka marrë çmimin “Herder” dhe çmimin letrar më të lartë të Çekosllovakisë etj.

Aftësia e Kunderës për të gërshetuar në tregime filozofinë, historinë, ëndrrat dhe romancën, si dhe përmbajtja tejet e rrjedhshme e tyre, është dëshmi e origjinalitetit dhe talentit të tij të jashtëzakonshëm. Ka shkruar “Identiteti”, “Lehtësia e padurueshme e qenies”, “Mos-dija”, “Pavdekësia”, “Shakaja”, “Testamentet e tradhëtuara”, “Libri i të qeshurës dhe harresës” etj.

Pandashmëria e formës dhe përmbajtjes: kjo është një nga ato çka na mëson vepra e Kunderës. Forma është e rrjedhshme në vetvete dhe kjo na tregon, se, çfarëdo që kanë pësuar, personazhet e kanë përjetuar për hir të të rrëfyerit të atij përjetimi, për ta përçuar, komunikuar, rrëfyer e për ta shkruar atë. Në një botë të tillë ku rrëfehet çdo gjë, arma edhe më e gjindshme, edhe më vdekjeprurëse, është përhapja e informacionit.

Përse duhet ta lexojmë Kunderën? Autori i “Libri i qeshjes dhe harrimit” është kundërhelmi më i mirë për dëshirën aktuale për të rehabilituar komunizmin në Perëndim. Siç shkruan edhe autori: “Për të likuiduar popujt (…) ne fillojmë duke u hequr kujtesën. U shkatërrojmë librat, kulturën, historinë e tyre. Dhe dikush tjetër u shkruan atyre libra të tjerë…”./Konica.al

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vlerësimi i filozofit francez

Me Kadarenë e Papavramin, meritoni BE-në!

Kadare dhe intelektualët paralajmërojnë

“Evropa do të zhduket nën dallgët e populizmit”

"Pallati i ëndrrave"...

Kadare, Kundera dhe një NOBEL?!


Një ndër poezitë më të bukura kushtuar dashurisë

“Mjegulli i dashurisë”

Aktorja që shkriu mbi 180 role

89 vite nga lindja e Melihate Ajetit

Trajtohen temat sociale, politike dhe historike...

12 filma kosovarë në “Të Fala nga Prishtina”