MENU
klinika

Shumë stil, po sa forcë!

Një grua e vetme… solli një epokë të re

10.11.2019 - 17:12

      Gabrielle Chasnel, e njohur botërisht si Coco Chanel, është një nga femrat që frymëzon edhe sot, me jetën dhe modelet që ajo la pas. Marka e saj simbolike, “Coco Chanel”, vazhdon të jetë simboli i elegancës francize dhe jo vetëm. “Coco Chanel” është fytyra e elegancës në universin e modës dhe në mbarë botën.

Gabrielle Chasnel, ishte një grua shumë diskrete për privatësinë e saj, pavarësisht famës botërore. Ndaj edhe koha e rinisë së saj, nuk është shumë e njohur. Sipas historianëve, sa i takon fëmijërisë dhe rinsë së saj të hershme, këto rrotullohen nga një pjesë e tyre e kaluar në abacinë e Cistercit pas humbjes së nënës dhe asaj të kaluar me kushërirat të ëmës, të ndarë nga jeta. Sido të jetë, Gabrielle Chasnel mëson të qepë që në fëmijërinë e hershme, duke u përmirësuar deri në përsosmëri, deri sa bëhet rrobaqepëse në “Moulins”.

Por, një femër si Gabrielle Chasnel është e hipnotizuar nga jeta mondane dhe nis kështu, të frekuentojë shoqërirë mondane. Në moshën 24-vjeçare, ajo nis të këndojë nëpër music-halls. Pseudonimin “Coco” e mori pikërisht sepse këndonte shumë shpesh, këngën “Kush e pa Coco-n në Trocadero”. Shumë shpejt, ajo bëhet një artiste shumë tërheqëse. Gjatë jetës së oborrit, me të dashurin e saj ajo nis të realizojë krijimet e para, që konsideroheshin shumë mashkullore për kohën.

Ndryshe nga çdo pritshmëri, Coco Chanel, nis të bëhet e njohur duke imponuar stilin e saj në botën e modes, si kapelebërëse. Në ndryshim nga të gjitha tendencat e epokës, stili i saj i pastër avangardë nis të shënojë një sukses në rritje.
Në vitin 1910, i dashuri i saj, Boy Capel, mbështet financiarisht hapjen e dyqanit të saj të njohur, në rrugën “Cambon”. Më pas, ajo hap dyqane në qytete të tjera, në fillim në Deauville, më pas në Biarritz. Çdo dyqan i ri është i sukseesshëm e në të njëjtën kohë, krijimet bëhen më të larmishme: kapela, funde, fustane… Klientela e saj, përbëhet nga borgjezia e vjetër, tashmë e tërhequr jashtë Parisit, për shkak të luftës.

Menjëherë, stili i Coco Chanel-it, bëhet i domosdoshëm. Për shkak të kufizimeve të luftës dhe mungesës së pëlhurave, ajo frymëzohet nga veshjet sportive dhe kodet mashkullore. Ajo krijon kështu, një stil të ri: larg korseve të ngurta, krijon veshjet e thjeshta dhe të rehatshme, gjithnjë elegante, duke sjellë një stil të përzier midis atij mashkullor e femëror.

Ndërkohë, Coco Chanel zgjeron dyqanin në “Rue Cambon”, duke punësuar rreth 200 rrobaqepëse. Kompania e saj, furnizohet me pëlhura nga fabrikat e saj në Normandi. Ajo përpunon dhe sjell stilin e saj të pastër dhe të thjeshtë, duke thyer kodet e kohës e rizbuluar feminitetin, pikërisht tek aksesorët. Një vizionare e mirëfilltë, ajo është rrobaqepësja e parë që ndërmerr edhe markën e parë të parfumeve, krejt të sajën. Krijohet dhe fustani i i zi, mitik. Pak kohë më pas, ajo krijoi një markë bizhuterish në emër të saj dhe në vitin 1939, kompania e saj tashmë perandori, kishte 4 000 rrobaqepëse, të cilat u përgjigjen gati 30 000 porosive në vit.

Megjithatë, jemi në kohë lufte dhe Coco Chanel, largohet për në Zvicër, ku do të jetojë 10 vjet. Ndërkohë që kthehet në Francë, stilisti Christian Dior, ishte gjithashtu, imponuar si një referencë në botën e modes, gjë që ndikon në veprimtarinë e shtëpisë “Chanel”. Por, ajo hedh në treg koleksione të reja, që ndikuan në ruajtjen e pozicionit dhe famës së shtëpisë “Chanel”.

 

Coco Chanel u nda nga jeta në vitin 1971, në moshën 87-vjeçare. Ajo e shënjoi epokën e saj, me hijen e saj të rreptë, por po kaq të famshme, që ende vazhdon të jetë e pranishme në botën e modës. Falë kësaj gruaje ambicioze dhe shijehollë, moda u bë një pjesë esenciale e kulturës franceze.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!