MENU
klinika

Solidarë për të prekurit nga tërmeti

Partizani në terren, ndihma në Bubq e Thumanë

28.11.2019 - 21:49

Klubi i Partizanit ka qenë aktiv që në momentet e para për t’u ardhur në ndihmë sadopak familjave të prekura nga tërmeti, por sot ka ndërmarrë një nismë edhe më konkrete.

Të kuqtë kanë grumbulluar ndihma dhe sot ishin në Bubq dhe në Thumanë për t’ua dërguar familjeve në nevojë. Përveç bazave material, për të cilat kanë nevojë njerëzit, ka pasur dhe ndihmë financiare për këto zona.

NJOFTIMI I PARTIZANIT

“FK PARTIZANI SOLIDARIZOHET ME JU

Kampionët dhe ‘Ultras Guerrils’ prezent sot në Thumanë e Bubq pranë familjeve të prekura nga tërmeti.

Sot kampionët dhe përfaqësues të grupimit “Ultras Guerrils”, ishin prezent në Thumanë e Bubq, zona të prekura rëndë nga tërmeti i tmerrshëm i së martës.

Stafi dhe lojtarët kanë shpërndarë ndihma të konsiderueshme ushqimore dhe materiale, duke qenë pranë familjeve të prekura në këto momente të vështira që po përjetojnë.

Një falenderim shkon për partnerin tonë FIOL për gatishmërinë dhe suportin e dhënë.

Mbështetja e FK Partizani do të vijojë edhe përgjatë ditëve në vazhdim me të tjera kontribute ushqimore, bazë materiale dhe financiare, në ndihmë të personave dhe familjeve të goditura nga kjo fatkeqësi natyrore”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të ardhurat për familjet e prekura

Tërmeti, Partizani: Derbin ta luajmë për bamirësi

Prekëse nga “Ballistët” e "Shvercerat"

“Zemra më djeg, kur të shoh në zi…”