MENU
klinika

Henry Kissinger flet për konfliktin SHBA-Kinë

‘Lufta tregtare’, më keq se Lufta e Parë Botërore!

22.11.2019 - 18:36

Presidenti kinez Xi Jinping  u takua sot me ish-Sekretarin e Shtetit të SHBA Henry Kissinger, duke shprehur shpresë se diplomati veteran do të ketë shumë vite të shëndetshme jetë dhe do të vazhdojë të jetë një promovues dhe kontribues i marrëdhënieve Kinë-SHBA.

Xi vlerësoi ndjenjat e sinqerta dhe përpjekjet pozitive që Kissinger i kushtoi promovimit të zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-SHBA gjatë dekadave, duke thënë se Kissinger do të mbahet mend për kontributet e tij të rëndësishme në histori.

Kissinger foli për marrëdhëniet e dy superfuqive, dje, të enjten në Forumin e Ri të Ekonomisë të Bloomberg në Pekin.

“Ne jemi akoma në fillim të një Lufte të Ftohtë,” tha Kissinger.

“Rivaliteti me Kinën nuk është përshkallëzuar në të njëjtin nivel që Shtetet e Bashkuara kishin me Bashkimin Sovjetik”, shtoi ai.

Tensionet e tregtisë midis SHBA-së dhe Kinës u përshkallëzuan gjatë vitit të kaluar. Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka vendosur tarifa për mallrat kineze në vlerë prej miliarda dollarësh dhe ka futur disa kompani kryesore teknologjike kineze në “listat e zeza”, që i pengojnë ata të blejnë nga furnizuesit e tyre amerikanë.

Pekini ka kundërshtuar me tarifat e veta, dhe ka nisur projekte të tilla si ‘’Rruga e Re e Mëndafshit’’, një program i zhvillimit të infrastrukturës që shihet nga shumë analistë, njerëz dhe shtete si përpjekje të Presidentit Kinez Xi Jinping për të rritur ndikimin e Kinës.

“Nëse konflikti lejohet të zhvillohet i pakufizuar, rezultati mund të jetë edhe më i keq se sa ishte në Evropë,” tha Kissinger, duke iu referuar Luftës së Parë Botërore.

Për ish-Sekretarin e Thesarit të SHBA. Hank Paulson, shqetësimi më i madh është se një ndarje e tillë përfundimisht i detyron vendet të zgjedhin Kinën, më shumë sesa SHBA.”Unë nuk jam në dijeni të ndonjë vendi që është i përgatitur të braktisë një marrëdhënie tregtare dhe teknologjike me Kinën,” tha Paulson në një fjalim të veçantë të enjten.

I njëjti argument vlen për industrinë financiare, tha ai, duke kërcënuar rolin e Nju Jorkut si qendra financiare në botë, dhe ndihmon qytetet e tjera si Tokio, dhe Shanghai, të mbushin atë boshllëk.

Më parë të enjten, Kryeministri kinez Li Keqiang dhe drejtuesit e Bankës Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Organizata Botërore e Tregtisë, midis organizatave të tjera, mbajtën një konferencë shtypi në Pekin pas takimit të tyre të katërt.

“Për FMN-në, është e rëndësishme që ne të mund të kemi forcën financiare për t’i shërbyer qendrës së rrjetit global të sigurisë financiare” tha Drejtoresha Menaxhuese e FMN, Kristalina Georgieva.

Kina bëri hapa historikë këtë vit lidhur me biznesin, dhe hapjen e tregut vendor më tej për institucionet e huaja financiare.

“Për udhëheqësit kinezë, pikëpamja e tyre për zhvillimin kombëtar nuk është domosdoshmërisht e kërcënimit të SHBA-së, por e forcimit të Kinës”, tha Kissinger.

 “Kështu që unë nuk mendoj se Kina e filloi konfliktin,” tha ai. “Historia e filloi atë.”

Përkthyer dhe përshtatur nga CNBC/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Euroskepticizëm apo eurorealizëm?

“Ballkanizimi” i Evropës

Nga Project Syndicate

Amerika nuk është më e para…