MENU
klinika

Deklarata e presidentit grek

Pavlopulos: Greqia si urë mes Kinës dhe BE-së

10.11.2019 - 08:54

Greqia mund të shërbejë si urë midis Lindjes dhe Perëndimit, deklaroi presidenti grek Prokopios Pavlopulos në një intervistë për gazetën kineze ”People’s Daily”, pak para mbërritjes së presidentit kinez, Xi Jinping në Greqi.

“Greqia mund të kontribuojë në mirëkuptimin e ndërsjellë mes Kinës dhe BE-së”, shtoi ai.

”Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Kinës janë përmirësuar që nga vizita e fundit e kryeministrit Qiriakos Micotaqis, në Shangai, por kanë fituar një natyrë strategjike që nga viti 2006”, theksoi Pavlopulos.

Prokopis Pavlopoulos
Prokopis Pavlopoulos

Duke iu referuar konglomeratit ”Cosco”, me qendër në Kinë, aksioneri kryesor në Autoritetin Portual të Pireut dhe terminalin e kontejnerëve, Pavlopulos theksoi se projekti qëndron për një marrëdhënie reciproke, të dobishme mes dy vendeve.

“Greqia është bërë një qendër transporti për produktet, ndërsa Kina ka fituar akses në tregjet e Ballkanit dhe Bashkimit Evropian”, deklaroi ai.

”Grekët e kuptojnë dhe vlerësojnë rolin e dialogut kulturor dhe respektojnë kulturën e vendeve të tjera. Të dy vendet e kuptojnë rolin e rëndësishëm që mund të luajë kultura në reduktimin e mosmarrëveshjeve midis popujve”, deklaroi presidenti grek.

Duke shprehur admirim për arritjet e Kinës gjatë viteve të fundit, veçanërisht në reformat dhe luftën kundër varfërisë, Pavlopulos theksoi se presidenti Xi Jinping është një lider botëror, i cili e bëri Kinën të ndihet krenare për arritjet e saj.

2 liderë të fuqishëm janë gati për negociata me rusët

Zelensky shpalos “Planin e Fitores”, një “shuplakë” erdhi nga BE

Ministri Katz: Arritje e rëndësishme për ne!

Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar!

"Parashikohen ndryshime radikale"

Le Pen dhe e ardhmja e BE-së

Çfarë janë “dronët fantazmë”?

Situata në gadishullin Korean del jashtë kontrollit!

Gara midis Trump dhe Harris mbetet në “ngërç”

Çfarë i duhet secilit kandidat për të fituar epërsi në sondazhe