MENU
klinika

Shuhet dhe një familje tjetër

Piktorja humb jetën disa orë pas së bijës

27.11.2019 - 10:46

Piktorja 30 vjeçare humbi jetën pasi arriti të shpëtonte nga rrënojat.

Diena Meçaj Karanxha, në mëngjes sot e kishte humbur fëmijën e saj 8-vjeçare. Ajo u gjet nën rrënojat e një pallati 6-katësh në Durrës. U dërgua në spital por nuk arriti të mbijetonte.

Njoftimi i Policisë

“Pas shkollës së “Mjeshtërisë” në rrënojat e një pallati 6-katësh, pas 14 orë përpjekjesh, forcat speciale Renea, bënë të mundur nxjerrjen e 30-vjeçares e cila është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Rreth 2 orë më parë, Renea nxori edhe vajzen e saj të mitur 8-vjeçare e cila kishte humbur jetën”.

Familja Karanxhaj ka pësuar një tragjedi te vërtetë, duke qënë se pak kohë më parë Diena kishte humbur bashkëshortin, ndërsa sot humbi vajzën dhe ju bashkua familjes edhe vetë. 

Në vitin 2015 ajo kishte lënë një shënim në Facebook dedikuar bashkëshortit të saj që kishte ndërruar jetë.

“Mendoja gjithmonë që zoti më kishte dhënë shumë lumturi,duke pasur një shok e një bashkëshort si Dori im,por jeta qënka nje sprovë e vërtetë. Më mungon shumë bebi im”– shkruante ajo.