MENU
klinika

La Liga, java 13

“Poker” i Real Madrid, merr kreun provizor

09.11.2019 - 20:32

Real Madrid ka bërë një paraqitje fantastike mbrëmjen e sontme, duke fituar 4-0 në fushën e Eibar. Një ndeshje që është zgjidhur thuajse që në pjesën e parë. Madrilenët marrin kreun e përkohshëm.

Benzema hapi serinë e golave në 17’. Vetëm 3 minuta më pas Sergio Ramos nuk gabon sërish nga pika e bardhë e penalltisë. Benzema realizon dopietën personale dhe të tretin në 29’.

Me 0-3 që në pjesën e parë, Real Madrid e ka më të thjeshtë në pjesën e dytë. Valverde shënon në 61’ dhe praktikisht ndeshja mbyllet.

Me këtë sukses, Real Madrid ngjitet në krye të renditjes, 3 pikë para Barcelonës, me këtë të fundit që do të luajë në orën 21:00 ndaj Celta Vigos në “Camp Nou”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN