Qyteti verior, po mban “Netët e Kinemasë Europiane”. Të gjithë artdashësit në Pukë, përjetuan mbrëmjen e djeshme, natën e dytë të këtij eventi të rëndësishëm kulturor.
Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore për qytetin e Pukës, mban edhe emrin e Qendrës së Kinematografisë në bashkëpunim me bashkinë.
Çfarë la shumë mbresa tek spektatorët, ishte përshëndetja e aktorit të mirënjohur Kliti Roshi, i biri i aktorit të madh Kadri Roshi, i cili, mes lotësh, së bashku me aktorë të tjerë, kujtuan jetën dhe veprimtarinë artistike të një prej aktorëve që portretizuan kinemanë shqiptare.
Krahas filmave që u shfaqën në ekranin e madhe të kinemasë, të ftuar ishin edhe këngëtarë të njohur që ndezën atmosferën në skenë.
Për të gjithë ata që ende nuk kane qenë të pranishëm në sallë, mbrëmja e sotme që shënon edhe natën e fundit të “Netëve të Kinemasë Europiane”, nuk do të mungojnë artistë, këngëtarë dhe kineastë të njohur, që do të sjellin surpriza të panumërta për publikun pukian.
“Netët e Kinemasë Evropiane” po zhvillohen nën kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë, Gjon Gjonaj, njëkohësisht me rikthimin e kinemanë atje, pas rreth 30 vitesh.