MENU
klinika

"28 persona nxirren nga rrënojat"

Rama: Do vijojnë kërkimet me durim e imtësi

26.11.2019 - 11:47

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri lidhur me tërmetin.

Rama ka shkruar se ka shkuar në 28 numri i personave që janë nxjerrë gjallë nga rrënojat e ndërtesave që nuk i shpëtuan dot lëkundjeve të forta të tërmetit 6.3 ballë,  dhe theksoi se kërkimeve në terren do t’i bashkohen edhe forca nga Kosova, Italia, Greqia, Franca, Turqia, Serbia dhe Mali i Zi.

MESAZHI I RAMËS

Sapo ka mbërritur në 28 numri i të shpëtuarve?
Do të vijojnë kërkimet që do të kryhen me durim e imtësi deri në fund, ndërkohë që pas pak orësh do fillojnë të na bashkohen njëra pas tjetrës skuadrat speciale nga Kosova, Italia, Greqia, Franca, Turqia, Serbia, Mali i Zi?
Por lehtësimi për çdo jetë të shpëtuar nuk bën më të vogël dhimbjen për jetët e humbura dhe keqardhjen e jashtëzakonshme për familjet që lotojnë të humburit?
Edhe pse fjalët i merr era në këto momente kaq tragjike, u përcjell ngushëllimet e përqafimet më vëllazërore familjeve që tani qajnë njerëzit e tyre?