MENU
klinika

Champions League

Real shkatërron turqit, Icardi vendimtar për PSG

06.11.2019 - 23:03

Kanë përfunduar ndeshjet e katërta në grupe, ku sonte nuk ka pasur surpriza krahasuar me një natë më parë, duke fituar ekipet e mëdha, përveç Atletico Madrid.

Kështu Real Madrid ka mposhtur përsëri turqit e Galatasaray, kësaj here në shifrat 6-0. Ndeshja është zgjidhur që në pjesën e parë. Rodrygo dy herë, Ramos me penallti dhe Benzema realizon në 45 minutat e para. Por Benzema realizoi në fundin e ndeshjes sërish, ndërsa Rodrygo kompletoi tripletën.

Me këtë rezultat, madrilenët thuajse kalojnë grupin, por vendin e parë e blindon PSG, që fiton 1-0 ndaj Club Brugge, me belgët që humbasin penallti. Golin e vetëm për parizienët e shnoi Icardi në pjesën e parë.

Tottenham ka shpërthyer në Beograd ndaj Crvena Zvezdas, duke fituar 4-0 dhe tashmë shanset për vendin janë shumë të mëdha. Gjithcka e kanë vetë në dorë anglezët.

Atalanta merr pikën e parë në Champions, duke barazuar 1-1 me Manchester City. Historike për italianët, ndërsa anglezët nuk rrezikojnë. Po në këtë grup, Dinamo Zagreb barazon 3-3 duelin direkt me Shakhtar Donetsk dhe mes këtyre dy skuadrave gjithcka mbetet e hapur për vendin e dytë.

Bie Atletico e Madridit, që humb 2-1 në Gjermani ndaj Leverkusen. Spanjollët  mbesin në vend të dytë dhe mund ta rrezikojnë këtë pozicion, pasi kanë ndeshje me Juventusin në Torino.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN