MENU
klinika

Bienalja e Venedikut

Rihapet pavijoni i Kosovës

19.11.2019 - 10:13

      Është rihapur për vizitorët, Pavijoni i Kosovës në njërën nga ekspozitat më të famshme në botë, në Bienalen e Venedikut.

Artisti Alban Muja, që sivjet prezanton Kosovën në qendrën e kulturës, në Venedik, ka bërë të ditur se hapësira e Kosovës do të jetë e hapur për publikun, deri më 24 nëntor, ku po prezantohet vepra “Family Album”.

Projekti që Muja prezantoi në Itali është multimedial. Ai ka marrë 3 imazhe gazetareske realizuar 20 vjet më parë, të fëmijëve që janë fotografuar nga mediet e njohura në atë, kohë si refugjatë. “Nga lajmet zyrtare prej autoriteteve të Bienales së Venedikut, njoftojmë se Pavijoni i Republikës së Kosovës është rihapur dhe do të vijojë deri më 24 nëntor 2019”, – thuhet në njoftimin e Bienales së Venedikut, që e përcjell artisti Kosovar, Alban Muja.

 

Ai është një nga artistët e Kosovës, të cilët janë më të pranishëm në skenën ndërkombëtare dhe është një artist që vazhdon ta lidhë punën e tij me kontekstin lokal. Kjo ishte hera e katërt që Kosova mori pjesë në ekspozitën ndërkombëtare të artit – “La Biennale di Venezia”.

 

Bienalja e Venedikut është çelur më 11 maj dhe do të qëndrojë e hapur, deri më 24 nëntor. Vitin e kaluar, mbi 275 mijë veta e kanë vizituar Bienalen, që nënkupton se po kaq njerëz edhe këtë vit do të kenë mundësinë të eksplorojnë historinë e Kosovës dhe të refugjatëve të saj, si dhe të kaluarën e Kosovës, duke parq edhe të tashmen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN