MENU
klinika

Rrëfimi i Aleks

“Ai iku shumë shpejt”- do të thonë në funeralin tim

02.11.2019 - 14:45

“Jam i vendosur të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit global për rreziqet dhe simptomat e kancerit të pankreasit”, thotë Aleksi , i veshur me një kravatë vjollcë – ngjyra që përfaqëson avokim në luftën kundër sëmundjes.

“Doja ta kisha ditur më shpejt se dhimbja e vazhdueshme në stomak që përjetova para diagnozës sime ishte një simptomë e kancerit të pankreasit”, thotë ai.

Simptoma të tjera të zakonshme mund të përfshijnë dhimbjen e shpinës, humbje të pashpjegueshme të peshës, diabeti me shfaqje të re dhe zverdhjen e lëkurës ose syve.

79-vjeçari u kërkon njerëzve të “bashkohen me mua në këtë luftë” duke veshur vjollcë në nëntor dhe duke përhapur fjalën në mediat sociale për kancerin e pankreasit.

21 Nëntori është Dita Botërore e Kancerit të Pankreasit.

Ka qenë një rrugë e vështirë për atë që kur dëgjoi për herë të parë diagnozën e tij të kancerit të pankreasit në fazën 4.

Dy muaj më vonë, ai dhe mjekët kuptuan se po fitonte betejën e tij kundër sëmundjes. Aleksi ishte përgjigjur jashtëzakonisht mirë ndaj trajtimeve .

“Kam një lloj mendjemprerësie,” u tha Aleksi njerëzve në atë kohë. Edhe pse shkalla e përgjithshme e mbijetesës për kancerin pankreatik është vetëm 9%, ai iu përgjigj mirë kimoterapisë.

Mjekët thanë se nuk e kishin parë këtë lloj rezultati pozitiv në kujtesën e tyre – disa nga tumoret tashmë janë tkurrur me më shumë se 50%, të masës së tyre.

Në fund të gushtit, Aleksi dukej se po ecte mirë por shëndeti i tij përsëri mori një kthesë për keq.

“Unë shkova deri në numra që korrespondojnë me një qenie normale njerëzore pa kancer,” i tha ai.

Por, krejt papritur, kanceri mori vrull dhe shkoi 50% më i lartë se kur u diagnostikua për herë të parë. Kështu që rifillova prap kimioterapinë .

Trajtimi i tij gjithashtu ka çuar në plagë në gojë që mund të ndërhyjnë në të folur.

“Kam shumë njerëz që kanë shprehur mendimet e tyre të mira, energjinë e tyre pozitive të drejtuar drejt meje dhe lutjet e tyre,” u tha Aleksi . “Unë u thashë mjekëve, kjo duhet të jetë më shumë sesa kimo, dhe ata ranë dakord që shumë mirë mund të ishte një pjesë e rëndësishme e kësaj lufte”.

Për shkak se është kaq shpesh pa simptoma, derisa të arrijë një fazë të përparuar, kanceri i pankreasit ka një shkallë të lartë fataliteti.

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, rreth 57,000 amerikanë do të diagnostikohen me sëmundje në vitin 2019, dhe sëmundja pritet të marrë gati 46,000 jetë.

Përveç kësaj, tumoret e pankreasit janë veçanërisht agresive “për shkak të një profili mutacional që e bën atë rezistent ndaj terapive që funksionojnë më mirë për llojet e tjera të tumorit”, shpjegoi Dr. Angela Alistar. Ajo drejton onkologjinë mjekësore gastrointestinale në Qendrën Mjekësore Morristoën, në Morristoën, N.J.

Aleksi është filozofik për shanset e tij dhe tha se vdekja nuk e frikëson atë.

“Unë nuk kam frikë të vdes”, tha 79-vjeçari. “Unë kam jetuar një jetë të mirë, një jetë të plotë dhe po i afrohem fundit të asaj jete – nëse ndodh, pse duhet të kem frikë nga kjo?

Një gjë që ata nuk do të thonë në funeralin tim, si pjesë e një eulogie, është “Ai iku prej nesh shumë shpejt”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si të parandaloni këtë sëmundje vdekjeprurëse

Kanceri i pankreasit/ Stop! Po e shkatërroni veten duke pirë…