MENU
klinika

Nga Financial Times

Sa i ftohtë mund të jetë “dimri i Kremlinit”?

01.11.2019 - 19:29

Në rrëfimin e tij për Putinin në pushtet, Robert Service, një shkrimtar i mirënjohur, ilustron sesi ai ka ndryshuar Rusinë, megjithatë gjithçka ka mbetur e njëjtë. Vendi mbetet “shtëpia e burgut” siç e etiketuan Aleksandër Herzen dhe Lenini në shekullin XIX.

Siç tregon Service në librin “Dimri i Kremlinit”, Rusia e Putinit është “moderne” vetëm në emër.

Po, ka një shkëlqim sipërfaqësor të prosperitetit, me ndërtesa të reja në disa qytete. Por jashtë Moskës ose St Petersburg gjithçka të kujton epokën Sovjetike.

Rusët mund të udhëtojnë lirshëm si kurrë më parë dhe të zotërojnë prona, për sa kohë që politika ose bizneset e mëdha nuk kanë asnjë interes në ndërmarrje.

Ata mund të lexojnë libra dhe të përdorin internetin dhe median sociale relativisht lirisht, por TV, ende mediumi më i fuqishëm në Rusi, dhe shtypi në thelb janë të kontrolluar nga shteti.

Ekonomia e Rusisë është me të njëjtën madhësi me atë të Holandës. Prodhon pak dhe mbetet pothuajse tërësisht e varur nga nafta dhe gazi.

Kulti i Putinit frymëzon shpresë dhe optimizëm. Megjithatë, popullsia e Rusisë është në rënie potenciale katastrofike; jetëgjatësia për burrat është një dekadë më e ulët se në Britani. Alkoolizmi është më i lartë në shifra sesa kur Dostojevsky ose Mikhail Gorbachev ankoheshin për të.

Putini është i aftë të përdorë intelektualët për ideologjinë “Rusia e Parë”. Dhe si Lenini dhe Stalini, Putini ka mjaft bashkëpunëtorë të gatshëm tani, në të djathtën dhe të majtën dhe, më e rëndësishmja, në mesin e bankierëve dhe pastruesve të parave në Londër dhe Wall Street.

Siç shpjegon Service, argumenti më i egër midis admiruesve të Putinit ka qenë se një vend aq i madh dhe i larmishëm sa Rusia ka nevojë për një lider autoritar tradicional.

Nacionalizmi rus nuk ofron një vizion alternative të historisë dhe botës, siç bëri dikur komunizmi.

Sa i fortë dhe popullor është presidenti? Rusët i japin shumë merita për frenimin e kaosit postkomunist të viteve 1990.

Por, përmasat në rritje dhe shtrirja e demonstratave në Moskë, arrestimet dhe vrasjet e kundërshtarëve të Kremlinit, manipulimet paraprake të zgjedhjeve, autokracia, të gjitha tregojnë një udhëheqës që po “dobësohet”.

Service ka shkruar shumë për revolucionet. Ai e di se kur ndryshimi i regjimit ndodh në Rusi, kjo ndodh me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe në një kohë të paparashikueshme.

Mund të duket shumë e pamundur sot, por në epokën revolucionare ku jemi tani, stabiliteti është një gjë e brishtë. Do të ishte marrëzi të mendonit një botë pa Putin.

Victor Sebestyen është autori i “Revolucioni 1989: Rënia e Perandorisë Sovjetike”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Cila është "shënjestra" e radhës?

Putin nuk do të ‘ngatërrohet’ më me NATO-n

A do të ndryshojë situata politike?

Rreziqet që i kanosen botës në 2019…