MENU
klinika

"Ftesa erdhi sot dhe...'

Samiti i Ohrit/ Pacolli: Nuk do të jem

09.11.2019 - 17:24

Kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të mblidhen sot dhe të dielën në Ohër në një takim trepalësh të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Burimet bëjnë me dije se në këtë mbledhje nuk do të ketë prani të Kosovës, edhe pse pak ditë më parë ishte Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili ftoi Bosnjen, Malin e Zi dhe Kosovën në këtë takim.

Ka qenë Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e Samitit.

kolana e librave

“Nuk do të jem pjesë e Samitit pasi ftesa ka ardhur shumë vonë, sot, dhe unë ndodhem jashtë shtetit dhe e kam të pamundur të jem.”

Sot në orën 17:30 kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev do të presë në Ohër kryeministrin Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Ndërkohë presidenti maqedonas Stevo Pendarovski ka rezervuar një darkë me Zaev, Ramën dhe Vuçiç.

Në axhendën e këtij takimi do të jetë një mbledhje pune ku përveç tre liderëve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi.