MENU
klinika

Reagimi pas tërmeteve

Sekretarja e Përgjithshme e KiE: Solidaritet dhe mbështetje për Shqipërinë

26.11.2019 - 12:22

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Europës, Marija Pejčinović Burić ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e saj për tërmetin në Shqipëri.

“Me keqardhje të thellë kam ndjekur zhvillimet tragjike pas tërmetit masiv që goditi Shqipërinë sot. Në emër të Këshillit të Europës dëshiroj t’u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve që humbën të afërmit e tyre si dhe personave të lënduar nga kjo tragjedi”, ka theksuar ajo në një reagim.

“Ju siguroj për solidaritetin dhe mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe popullin e saj në këtë moment të vështirë”, ka shtuar Marija Pejčinović Burić.