MENU
klinika

Arritja e rradhës e vendit tonë!

SHBA i uron mirëseardhjen Shqipërisë

02.11.2019 - 12:08

Komanda Qendrore e Forcave Navale të SHBA-së i uroi mirëseardhjen Shqipërisë në strukturën e saj më të re internacionale për lundrimin e lirë dhe të sigurtë të mallrave tregtare.

Shqipëria bëhet shteti i shtatë që i bashkohet përpjekjes së shumë kombeve për navigimin e lirë në ujërat e Lindjes së Mesme.

“Liria e navigimit është një normë vitale internacionale që të gjithë aktorët e përfshirë duhet të punojnë së bashku për ta mbrojtur.” – shkruhej në deklaratën e Komandës së SHBA-ve.

International Maritime Security Construct(IMSC) është një strukturë e krijuar nga shteti amerikan për sigurimin e rajonit të Gulf, i cili përfshin Gjirin e Hormuzit, Bab Al-Mandab, Detin e Omanit dhe Gulfin arabian.

 

Këtij misioni i janë bashkuar edhe shtete të tjera të fuqishme si Australia, Bahreini, Mbretëria e Arabisë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Mbretëria e Bashkuar.

Koalicioni u formua nga SHBA-ja, si një përgjigje për sulmet mbi disa anije tregtare ndërkombëtare në rajonin e Gulfit këtë vit. Këto sulme tronditën tregtinë e mallrave botërore dhe për këtë u fajësua për Irani, për shkak

Zyrat qëndrore të IMSC-së ndodhen në Bahrein.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Faktori shqiptar të marrë përgjegjësitë

‘Referendumi dhe identiteti shqiptar në Maqedoni’