Shkon në 32 numri i viktimave të cilët kanë humbur jetën nga tërmeti me magnitudë 6.5 ballë.
Gjendja pas tërmetit të fuqishëm që preku ditën e djashme vendin tonë rreth orës 4 të mëngjesit duket se nuk është aspak e qetë.
Shtabi i Përgjithshëm ka shpallur ditën e sotme gjendjen e emergjncës për 32 të vdekurit dhe më shumë se 650 të lënduar.
Nga raportimet nga terreni bëhet me dije se në zonën stadiumit në qytetin e Durrës, aty ku ishte dhe ndërtesa 6 katëshe nja nga ato më problematiket vijojnë kërkimet.
Ditën e djeshme janë nxjerrë 4 viktima, ndërkohë që sot po punohet intesivisht për nxjerrjen e personave të tjerë. Raportohet se nën rrënoja janë 3 persona të tjerë.
Gjithashtu mësohet se të zhdukur janë ende 20 persona.
Ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke punuar thuajse çdo ditë me vullnet dhe intesitet të lartë.