MENU
klinika

Akset rrugore të kalueshme

Situata pas rreshjeve/ ARRSH: Jemi në gatishmëri

04.11.2019 - 13:57

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një analizë të situatës së krijuar pas reshjeve të shumta gjatë natës dhe sot në të gjithë vendit.

ARRSH njofton se kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në monitorim të situatës përgjatë gjithë natës për të pasur gjendjen e akseve nën kontroll dhe duke pastruar rënien e lehtë të gurëve në disa segmente rrugore.

Rreshjet e shiut kanë qenë të shumta, por ARRSH thotë se të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme normalisht.

“Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë vendin por pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në të tria rajonet. Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në monitorim të situatës përgjatë gjithë natës për të pasur gjendjen e akseve nën kontroll dhe duke pastruar rënien e lehtë të gurëve në disa segmente rrugore.

Reshje të lehta shiu vazhdojnë ende në të gjithë territorin, por te gjitha akset janë të kalueshme qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht. Vazhdon monitorimi dhe gatishmëria me mjete dhe fuqi punëtore në terren. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.”,-thuhet në njoftimin e ARRSH.