MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 13

Skënderbeu i jep Tiranës një goditje të fortë

23.11.2019 - 18:29

Tirana vazhdon të vuajë dhe me këtë ritëm titulli kampion mbetet thjesht një iluzion. Ishte Skënderbeu ai që fitoi 2-1 në shtëpi ndaj bardhebluve, me nga një gol në secilën pjesë loje.

Krasniqi shënoi golin e parë në minutën e 18-të dhe me kaq u mbyll fraksioni i parë. Në të dytën, Tirana ka luajtur mirë dhe ka pasur shumë rast shënimi.

Në fund, kur të gjithë prisnin barazimin, ka ardhur goli i dytë për vendasit. Oto John gëzon tifozët dhe stafin korcar. Goli i Hasanit në 93’ ishte sa për statistikë.

Me këtë sukses, Skënderbeu ngjitet në vendin e katërt, me 20 pikë, ndërsa Tirana bie e gjashta, edhe pse ka vetëm 1 pikë më pak.

SKËNDERBEU – TIRANA 2-1

18′ Krasniqi, 88′ Oto John / 93′ Hasani

Skënderbeu: Koliçi, Pëllumbi, Pollozhani, Dita, Meksi, Esien, Daja, Gripshi, Ndeki, Bregu, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja

Tirana: Lika, Kërçiku, Osmani, Vangjeli, Hoxhallari, Karabeci (46′ Çelhaka), Torasa, Hasani, Kale (46′ Ngo), Kobina, Halili (80′ Muçi). Trajner: Julian Ahmataj.

Kartonë të verdhë: Daja / Torasa

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN