Këngëtarja e njohur Soni Malaj do të vazhdojë të këndojë tek ‘Kënga Magjike’. Me anë të një postimi në ‘Instagram’ ajo shpjegon arsyen se pse ajo dhe artistët e tjerë nuk do tërhiqen nga ky festival, pavarësisht gjendjes së rënduar emocionale për shkak të tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë.
“Kjo është hera e dytë që në rëndesë shumë të madhe emocionale më duhet të dal të këndoj. Secili nga ne padiskutim, duke filluar që nga Ardit Gjebrea, menduam të tërhiqemi, mos të bëhej ku festival. Por diçka më e madhe na ktheu përsëri. #këndojpërtëndërtuar. Me të ardhurat e festivalit do të ndërtohet për të pekirit nga tërmeti dhe kjo më jep forcë, për të çuar këtë mision deri në fund”, ka shkruar këngëtarja.
Kujtojmë se netët live të festivalit do të jenë në ditët e para të dhjetorit.
Por, “Kënga Magjike” do të vazhdojë tashmë me një mision të madh. Të ardhurat nga biletat do të shkojnë në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti.