MENU
klinika

Arsyet

Tani askush nuk e beson më Erdoganin!

22.11.2019 - 19:58

Turqia është bërë një aleat ku NATO nuk mund të besojë më, nën udhëheqjen e Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, tha të enjten Marc Pierini, një studiues në Carnegie Europe në Bruksel dhe ish-ambasadori i BE në Turqi.

“Çështja më kryesore është ambicia e Ankarasë për të qenë një pushtet ekuivalent politik me fuqitë e mëdha. Turqia si anëtare e kampit perëndimor, e anëtarësuar në Këshillin e Evropës që nga viti 1950 dhe në NATO që nga viti 1952,nuk përshtatet me vizionin e Rexhep Tajip Erdogan për pozicionin e vendit të tij në botë”, tha Pierini.

Blerja e raketave ajrore ruse S-400 dhe operacioni ushtarak në veri-lindje të Sirisë në fillim të tetorit, megjithë kundërshtimet nga aleatët e saj perëndimorë, bëri që ata të vinin në dyshim besueshmërinë e Ankarasë si partner, sipas Pierini.

Dhe, Turqia ka qenë duke u afruar më shumë me Rusinë në lidhje me çështjet e mbrojtjes kombëtare dhe Sirisë.

“Në atë kontekst, kur lideri i Kremlinit mashtron në mënyrë të duhur kryetarin e shtetit të Turqisë, një konvergjencë, gjysmë e vërtetë, gjysmë fictive, shpërthen midis Ankarasë dhe Moskës,” tha Pierini.

Presidenti francez Emmanuel Macron, një nga disa liderët evropianë që kritikuan ashpër Ankaranë, më herët tha se agresioni i Turqisë në Siri megjithë kundërshtimet, treguan qartë se NATO ka përjetuar një “vdekje të trurit”, për shkak të dobësimit të planifikimit dhe koordinimit në aleancë.

“Samiti i NATO-s në 3-4 dhjetor në Londër, duket që tani i tensionuar. Debati midis krizës ekzistenciale të NATO-s dhe “vdekjes së trurit” të saj ndoshta nuk do të zgjidhet,” tha Pierini.

Përkthyer dhe përshtatur nga Ahval/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN