MENU
klinika

"Nderi i Kombit"

Teatri “Migjeni” vlerësim nga Presidenti Meta

04.11.2019 - 16:41

      Teatri “Migjeni” në Shkodër, festoi 70-vjetorin si teatër profesionist. Ky përvjetor i rëndësishëm, solli sërish në skenë aktorë shkodranë, që ndër vite i kanë dhënë zë, emër e shpirt jetës kulturorë jo vetëm në Shkodër, por në mbarë Shqipërinë. U ngjitën po ashtu në skenë edhe artistët që e përfaqësojnë sot, këtë teatër të mirënjohur.

Ky 70-vjetor, solli në skenë plejadën e aktorëve, që ndër vite, kanë luajtur në këtë skenë dhe ata që vijojnë të jenë pjesë e trupës së këtij institucioni.

Nderi i kombit, Tinka Kurti dhe Roza Anagnosti, ngritën në këmbë sallën. Mes duartrokitjesh, spektatorët pritën me emocion dy ikonat e teatrit dhe kinemasë.

Kjo festë përvjetori u bë edhe më e veçantë, kur në emër të presidentit të Republikës, teatrit “Migjeni” iu akordua titulli i lartë “Nderi i Kombit” – i pari institucion në vend ky, që merr një vlerësim të tillë.

Emocionet dhe lotët nuk i fshehu në këtë ditë, drejtoresha e institucionit Rita Gjeka, ndërsa mori në duar këtë vlerësim. Vlerësime të shumta erdhën në këtë feste edhe për ata që kontribuan ndër vite në këtë tempull, mes tyre, ata që jetojnë e të tjerë që kanë ndërruar jetë, por duke lënë pas, një emër e kontribut të madh, për artin shqiptar.

Titulli “Mjeshtër i Madh” iu akordua aktorëve: Drande Xhaj, Ymer Bala, Bashkim Alibalit dhe pas vdekjes, aktorëve Vitore Nino, Jolanda Shala, Fatbardh Smaja dhe Vitor Bruçeti, ndërsa “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, iu është akorduar aktorëve: Fadil Kraja, Serafin Fanko, Lec Bushati dhe Ndrekë Prela, pas vdekjes.

Në mbylljen e ceremonisë, për të pranishmit u shfaq dokumentari kushtuar 70-vjetorit të teatrit dhe një video mapping, me imazhet e artistëve të mëdhenj të skenës, që lartësuan emrin e artit shqiptar.

 

Ishte nëntori i vitit 1949, kur teatri i Shkodrës do të merrte statusin e një teatri profesionist. Plot 70 vite më parë, kjo ngjarje e rëndësishme për kohën, do të ndryshonte rrjedhën e një institucioni që mbi supe, ka 140 vite jetë artistike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aktorit që "lindi për të interpretuar Hamletin"

Aleksandër Moisiu në Shkodër


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen