MENU
klinika

"Momente kaq tragjike, përqafimet..."

Tërmeti me bilance tragike, Rama jep mesazh ngushëllimi

26.11.2019 - 12:32

Kryeministri Edi Rama kërkon durim për kërkimet që do të vijojnë deri në fund ndërkohë që ka shprehur dhimbjen e madhe për jetët e humbura dhe keqardhjen e tij për familjet që kanë marrë lajme të trishta sot për të afërmit e tyre pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin.

“Sapo ka mbërritur në 28 numri i të shpëtuarve

Do të vijojnë kërkimet që do të kryhen me durim e imtësi deri në fund, ndërkohë që pas pak orësh do fillojnë të na bashkohen njëra pas tjetrës skuadrat speciale nga Kosova, Italia, Greqia, Franca, Turqia, Serbia, Mali i Zi

 

Por lehtësimi për çdo jetë të shpëtuar nuk bën më të vogël dhimbjen për jetët e humbura dhe keqardhjen e jashtëzakonshme për familjet që lotojnë të humburit

Edhe pse fjalët i merr era në këto momente kaq tragjike, u përcjell ngushëllimet e përqafimet më vëllazërore familjeve që tani qajnë njerëzit e tyre”, shkruan Rama.