Ambasada e SHBA-se ne Tirane, bashke me ngushellimet per familjet e viktimave te termetit dhe familjaret e prekur shpreh mbeshtetjen per vendin tone ne keto momente kaq te veshtira.
“Shtetet e Bashkuara janë pranë miqve tanë në Shqipëri, ashtu si amerikanët dhe shqiptarët kanë qëndruar gjithnjë pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira”- shkruhet ne mesazhin e ambasades, duke shtuar se “jemi në gatishmëri për të ofruar mbështetjen tonë”.
Mesazhi i ambasades se SHBA
Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për të gjitha familjet dhe komunitetet e prekura nga tërmeti. Shtetet e Bashkuara janë pranë miqve tanë në Shqipëri, ashtu si amerikanët dhe shqiptarët kanë qëndruar gjithnjë pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira. Ne vijojmë të ndjekim situatën nga afër dhe jemi në gatishmëri për të ofruar mbështetjen tonë.