MENU
klinika

Liga Ballkanike

Thyhet një tabu, Vllaznia merr fitoren e parë

20.11.2019 - 22:46

Pas dy humbjeve, Vllaznia në basketboll për meshkuj ka fituar mbrëmjen e sotme 73-68 ndaj ekipit kosovar të Rahoveci, ndeshje e vlefshme për Ligën Ballkanike dhe luajtur në Shkodër.

Kjo është fitorja e parë e Vllaznisë jo vetëm në këtë edicion, por e para absolute për shkodranët në këtë event. Ky është edicioni i dytë i Vllaznisë në Ligën Ballkanike.

Ndeshja u dominua dhe fitua me meritë nga skuadra shkodrane, që u shkëput 19-12 që në periodën e parë. Ky avantazh u administrua me kujdes nga skuadra shkodrane, që në pjesën e dytë ndjeu disi presionin e kosovarëve.

Gjithsesi, vendasit arritën të kontrollojnë lojën dhe qarkullojnë topin, duke ruajtur avantazhin deri në fund. Ndeshja e radhës për Vllaznisë ndaj bullgarëve të Akademic Bultex, më 4 dhjetor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN