MENU
klinika

Fundjava e kaluar

Tifozët në stadiume, e pabesueshme ku mbushet me 100 mijë

04.11.2019 - 17:56

Nëse mendoni se në Europë tifozët thyejnë rekord shikueshmërie, gaboheni. Madje nuk është as Amerika Latine, aty ku futbolli është jetë.

Sipas një renditje të “transfermarkt”, për fundjavën e kaluar, rekordi është në ndeshjen mes Tractor dhe Esteghal, ku stadiumi ka qenë i mbushur në çdo cep.

Plot 100 mijë spektatorë të pranishëm, duke kryesuar edhe renditjen si ndeshja më me shumë tifozë e kësaj fundjave. Në vendin e dytë është sfida mes Dortmund dhe Wolfsburg, ku 80.200 të pranishëm ishin në “Signal Iduna Park”.

Real Madrid-Betis, Flamengo-Corinthians dhe Arsenal-Wolves plotësojnë “top 5” ndeshjet me me shumë tifozë të kësaj fundjave.