MENU
klinika

Rritet bilanci i viktimave

Tragjike/ Nënë e bir, nxirren pa jetë nga rrënojat në Thumanë

26.11.2019 - 18:00

Vijon të rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti katastrofik, që goditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm, në orën 03:54, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter.

Ekipet e shpëtimit sapo kanë nxjerrë nga rrënojat 2 trupa të tjerë të pajetë, duke e çuar numrin e viktimave në 20.

2 prej viktimave kanë qenë së bashku të identifikuar dhe mësohet se janë nënë e bir.

Nga grupet e shpëtimit që janë në terren mësohet se në Thuman janë ende persona të tjerë të mbetur nen rrënoja dhe sipas raportmeve shpresat per të qenë në jetë janë të pakta.