04.11.2019 - 19:26
Pavarësisht se ka kaluar më shumë se një javë nga ndeshja e tij problematike, në Angli vijon të flitet për mesfushorin shqiptar Granit Xhaka.
Kapiteni i Arsenalit do të rikthehet në ekip për ndeshjen kundër Guimaraes në Europa League. Takimi mes anglezëve dhe portugezëve do të luhet ditën e mërkurë.
27-vjeçari u la jashtë dy ndeshjeve të fundit, pasi shau tifozët pas zëvendësimit në ndeshjen kundër Crystal Palace. Ai është stërvitur, pavarësisht se nuk ka luajtur me skuadrën e tij.
Trajneri Emery ka vendosur ta grumbullojë për ndeshjen e radhës dhe Xhaka do të ketë mundësinë më të mirë që të marrë minuta. Marrëdhënia e tij me tifozërinë është e krisur.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kapiteni shqiptar
Gjesti i Xhakës, “pro” dhe “kundër” tek Arsenal
Pep për mesfushorin shqiptar
Guardiola mbështet Xhakën: I veçantë, ndaj është kapiten
Reagimi i kapitenit