MENU
klinika

Pep për mesfushorin shqiptar

Guardiola mbështet Xhakën: I veçantë, ndaj është kapiten

01.11.2019 - 19:58

Granit Xhaka vijon të jetë në qendër të medieve britanike. Mesfushori shqiptar doli i nervozuar nga loja fundjavën e kaluar, pasi tifozët po e kontestonin me vërshëllimave.

Trajneri Emery e ka lënë jashtë kapitenin e Arsenalit në dy ndeshjet e radhës, ndërsa Xhaka ka shkruar mbrëmë një mesazh prekës për tifozët londinezë, duke dashur të rregullojë marrëdhëniet.

Në mbështetje të shqiptarit ka dalë edhe trajneri i Manchester City, Pep Guardiola. Ky i fundit në një intervistë të dhënë, është shprehur se të gjithëve iu ndodh ajo që po i ndodh Xhakës.

“Ndonjëherë për lojtarët nuk është aspak e lehtë, për të gjithë ne. Unë e kuptoj Xhakën. Ai emocioni në ato momente! Megjithatë, nuk e di saktësisht se çfarë ndodh brenda në klub.

Ndoshta nuk jam njeriu i duhur për të folur për këtë, pasi edhe unë rrëmbehem nga emocionet ndonjëherë dhe nuk mund ta kontrolloj veten. Në fund të fundit, ajo është thjesht një lojë, dhe të gjithë duhet të argëtohen.

Sigurisht, Xhaka dëshiron më të mirën për Arsenalin, njëjtë si shokët e tij, për të fituar ndeshjet. Ai është një njeri i veçantë, dhe për këtë arsye është zgjedhur edhe kapiten. Mesfushori duhet të shikojë përpara dhe të harrojë gjithçka, pasi edhe tifozët në të ardhmen mund ta falin atë”, – u shpreh Guardiola.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjesti i kapitenit shqiptar

Merret vendimi i parë për Granit Xhakën