15.11.2019 - 16:21
E kemi parë edhe vitin e kaluar në Botërorin e Rusisë, me shkop në dorë, por mjaft aktiv në drejtimin e Uruguajit, ku vetëm Franca e eliminoi.
Oscar Washington Tabarez hyn në histori, teksa bëhet pjesë e rekordeve Guinness. Trajneri i njohur, i cili drejton prej plot 13 vitesh Kombëtaren e Uruguajit, është bërë pjesë e historisë, pasi është i pari trajner që drejton një Kombëtare për 200 ndeshje.
Pikërisht sfida e sotme miqësore (19:00) që amerikano-jugorët do të zhvillojnë përballë Hungarisë, do të jetë ndeshja numër 200 për Tabarez në pankinë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Statistikat në La Liga