MENU
klinika

Rekordi

Për “Guinness”, 5 pritje për 19 sekonda

20.01.2019 - 21:55

Ngjarje të tilla vijnë shumë rrallë, prandaj kjo e fundit është fiks për një rekord, që mund të shënohet në librin e rekordeve “Guinness”.

Na qëllon të shohim “mrekulli” që bëjnë portierët brenda kuadratit të portës, e shpeshherë shohim pritje të dyfishta apo edhe të trefishta, por portieri i Celtic në Skoci e ka kaluar këtë ritëm.

Ai ka pritur 5 gjuajtje në një aksion në harkun e 19 sekondave. Scott Bain ndali sulmuesit e Airdrieonians në ndeshjen e vlefshme për kupë. Në fund Celtic fitoi me rezultatin 3-0 dhe siguroi kualifikimin për më tej.

Protagonist në këtë ndeshje u bë edhe Timothy Weah, sulmuesi i huazuar nga PSG u hodh në fushë në pjesën e dytë dhe shënoi gol që në debutim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN