Diçka e çuditshme po ndodh në të gjithë botën.
Amerika, ose të paktën, presidenti i Amerikës, nuk po përpiqet më ta bëjë botën të sigurt për demokracinë.
Por diktatorët po punojnë shumë për ta bërë botën të sigurt për diktaturën.
Shtetet e Bashkuara po tërhiqen, pothuajse duke kërkuar falje për promovimin e demokracisë. Të gjithë, duke nisur nga Rand Paul e deri në Bernie Sanders dhe shumë të tjerë mendojnë se amerikanët duhet të merren vetëm me çështjet e veta.
Por rezultati nuk është një botë në të cilën çdo vend është i lirë të ecë në rrugën e vet.
Përkundrazi, tiranët e botës po renden, duke promovuar ideologjitë e tyre.
Rusia dhe Kina, janë bërë shkatërruesit më aktivë në botë të demokracisë përtej kufijve të tyre.
Jo shumë kohë më parë, demokracia ishte ngjitëse dhe diktatorët ndiheshin të kërcënuar. Një nga një, gënjeshtrat e së kaluarës për demokracinë si një vlerë “perëndimore” morën fund: Rezultoi se aziatikët, sllavët, arabët, dhe duket se të gjitha qeniet njerëzore, dëshirojnë të jetojnë të vetë-qeverisur.
Diktatorët u përgjigjën së pari me brutalitet kundër bashkatdhetarëve të tyre, duke vrarë studentë në Sheshin Tiananmen, duke vrarë kundërshtarë, duke joshur një gazetar të pavarur për ta vrarë në një konsullatë Saudite.
Por ata e kuptuan që liria përtej kufijve të tyre mund të jetë gjithashtu një kërcënim. Putini pushtoi dhe ende pushton pjesën më të madhe të Ukrainës, sepse një demokraci e lulëzuar në kufirin e tij u jep njerëzve të tij ide të rrezikshme. Kina ngacmon dhe kërcënon Tajvanin.
Qeveritë demokratike gjithashtu mund të përdorin presionin ndërkombëtar dhe institucionet për të bërë presion ndaj regjimeve autoritare për të respektuar të drejtat universale të njeriut, duke inkurajuar qytetarët e kombeve jo të lira.
Vetëm shikoni Kinën duke mbështetur Princin e Kurorës Saudite Mohamed bin Salman jo shumë kohë pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.
Franklin Roosevelt ose Ronald Reagan ose Bill Clinton ose George W. Bush me siguri do të flisnin kundër këtij agresioni autoritar dhe për të drejtën e të gjitha qenieve njerëzore për të jetuar në liri.
Sot kemi një president që admiron shoqërinë e njerëzve të forte, qoftë turq, saudit, rus apo koreano-verior. Presidenca e tij është edhe pasojë e aktivizmit rus.
Më shqetësuese: Edhe sulmi i diktatorëve dhe mosbesimi amerikan nuk mund t’i ndalojnë njerëzit të ngrihen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre. Algjerianët, Libanët, Armenët, Tunizianët, Sudanët, Bolivianët, Ukrainasit, Sllovakët, Etiopasit, Malajzianët, të gjithë këta meritojnë më shumë mbështetje sesa po marrin.
Por ata nuk janë duke pritur për mbështetje dhe as nuk frikësohen nga imperialistët e rinj të autoritarizmit.