MENU
klinika

Project Syndicate

Demokracia dhe autokracia, njësoj të rrezikuara

22.08.2019 - 18:09

Në fund të viteve 1970 dhe në fillim të viteve 1980, ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare si filozofi politik i ndjerë francez Pierre Hassner argumentuan se bota po dëshmonte një proces të një konkurrence të rrezikshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Deri në vitin 1989, Bashkimi Sovjetik po ‘ecte’ shumë më shpejt se SHBA, dhe ajo “perandori” u shemb, si pasojë e gabimeve dhe kontradikteve të veta.

Sot, koncepti i kësaj konkurrence duket se është i rëndësishëm edhe një herë. Në një intervistë të fundit me Financial Times, Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se rendi liberal-demokratik ishte vjetëruar.

Megjithatë, turmat e protestuesve që demonstrojnë në rrugët e Moskës dhe në Hong-Kong, tregojnë që modeli autoritar ka mjaft probleme.

E vërtetë, demokratët tani kanë frikë se bota ka hyrë në një fazë të tretë, më të errët të historisë së saj të pasluftës. Faza e parë, nga 1945 deri në 1989, u mbizotërua nga Lufta e Ftohtë. E dyta, midis viteve 1990 dhe 2016, përfaqësonte një fitore të brishtë për regjimet demokratike liberale.

Por tani, bota është në një epokë të re, të rrezikshme populiste që filloi me fitoren e mbështetësve të Brexit në Mbretërinë e Bashkuar dhe zgjedhjen e Presidentit Donald Trump në SHBA.

Megjithatë, vetë populizmi aktualisht po sulmohet në disa vende të Evropës Qendrore, përfshirë Republikën Çeke, Sllovakinë dhe Rumaninë. Dhe në Francë, Presidenti Emmanuel Macron po mbron modelin klasik liberal-demokratik shumë më fuqishëm se sa kishin pritur shumë kritikë të tij.

Raportet për shkatërrimin e demokracisë dhe lirisë, dhe fitoren e populizmit dhe autoritarizmit, janë të parakohshme.

Kështu, mbetet pyetja e vjetër: cili model, demokracia apo autokracia, është më i rrezikuar? Rezultati nuk është i paracaktuar, dhe sigurisht që do të varet nga personalitetet politike, ngjarjet dhe kulturat.

kolana e librave

Në këtë pikë, krahasimi me vitet 1930 në mënyrë të pashmangshme më vjen në mend. Sigurisht, Trump dhe Adolf Hitler kanë pak të përbashkëta. Por me pranimin e rizgjedhjes së Trump, pjesë të mëdha njerëzish po sillen si elitat financiare dhe industriale të Gjermanisë kur Hitleri erdhi në pushtet në vitet ’30. Në atë kohë, bankierët dhe ‘bosët’ gjermanë mashtruan veten duke menduar se ata mund të kontrollonin kancelarin e ri vulgar të vendit të tyre. Dhe ata ishin të bindur se Hitleri ishte mbrojtja më e mirë kundër komunizmit.

Mjerisht, shumë nga elitat e sotme duket se nuk kanë mësuar asgjë nga historia.

Trump duket se është i mirë për biznesin, por ai është kërcënimi më i madh për shpirtin dhe vlerat e Amerikës, dhe për imazhin dhe interesat e saj.

Një mendim i tillë është tepër i rrezikshëm. Siç ka thënë shkrimtari franko-libanez, Amin Maalouf, është “më mirë të gabosh me shpresë, sesa të kesh të drejtë me dëshpërim”.

Autoritarët dhe populistët ende nuk kanë triumfuar, dhe në shumë vende, demokratët po luftojnë përsëri. Ose, për ta thënë me më pak optimizëm, demokracia dhe autokracia kanë akoma shanse të barabarta për shkatërrimin e tyre.

Tani për tani, nuk e dimë se cili model do të dominojë. Por nuk është kurrë e mençur të ‘shuhet’ demokracia, aq më pak të përshpejtohet rrëzimi i saj.

Dominique Moisi është një këshilltar special në Institut Montaigne në Paris. Ai është autori i La Géopolitique des Séries ou le triomphe de la peur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…