MENU
klinika

Ja çfarë duhet të bëni!

Tuli i hurmave, një trajtim perfekt për lëkurë të lodhur

02.11.2019 - 10:20

Me origjinë nga Azia, ky frut që piqet në sezonin vjeshtë-dimër të jep shumë energji.

Për këtë arsye rekomandohet shumë tek fëmijët që praktikojnë sporte. Hurmat janë të pasura me vitamina A, B, C dhe E si dhe minerale si kalciumi, hekuri, fosfori, seleni, zinku, bakri, magnezi dhe kaliumi.

Falë prezencës së kaliumit, hurmat konsiderohen si një frut diuretik dhe depurative, kurse fibrat i bëjnë një medikament natyral të shkëlqyer kundër lodhjes.

Mirëpo ato gjejnë përdorim edhe në Estetikën Natyrale.

Ato kanë edhe veti hidratuese dhe një maskë me tulin e tyre kështu që është e këshillueshme ndaj atyre që kanë lëkurë të plakur dhe të varur.

Shtypni tulin e një çerek hurme dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë.

Lëreni 15 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

Hurmat janë shumë hidratuese prandaj do ta ndjeni menjëherë efektin rigjenerues të tyre.

Bëjeni njëherë në javë gjatë gjithë periudhës së hurmave.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dëmtojnë lëkurën tonë

5 gabimet që bëjmë gjatë dushit

Vetëm me përbërës natyral

3 receta për flokë të shëndetshëm